Vdes edhe i plagosuri i dytë në incidentin te Parku i Qytetit

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 17:09 | Nga

Ka vdekur në spital edhe Arianit Gashi, i plagosuri i dytë në të shtënave me armë zjarri, që ndodhën sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Më herët u njoftua se nga plagët e marra ka vdekur Eron Agaj.

Viktimat ishin qëlluar sot rreth mesditës, derisa ndodheshin në një skuter, nga një person.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar për Indeksonline se viktima Arianit Gashi ka ndërruar jetë rreth orës 16:30.

“Ai nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga plagosja”, tha Fazliu.

Policia e Kosovës, në orët e pasdites, bëri të ditur se është arrestuar një i dyshuar, i cili edhe më parë ka qenë person “i njohur” për policinë. Ai është shtetas i Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme