Ka vdekur i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Sipas informacioneve të bëra të ditura për rastin, i dyshuari kishte pësuar plagë të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.
Rasti i rëndë kishte ndodhur më 24 gusht në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua shtatzënë ishte plagosur me armë zjarri.
Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte njoftuar atë ditë se viktima kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e saj, gruaja kishte ndërruar jetë në QKUK.