Vdes mjeku i njohur nga Ferizaj

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur specialisti i psikiatrisë, Muharrem Asllani.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Përmes një telegrami ngushëllimi, Aliu ka thënë se Ferizaj ka humbur një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

Ai ka shkruar se veprat, kontributi e sjellja e Asllanit do të mbesin trashëgimia e shëndetësisë ferizajase.

Shkrimi i tij i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialist i psikiatrisë, ferizajasit shembullor, mikut tim e shumë të dashur për të gjithë, Dr. Muharrem Asllani.

Vepra e tij e shumëanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

Ngushëllime të sinqerta familjes Asllani, kolegëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të të ndjerit, qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!

Të ngjashme