Vdes në aksident trafiku një person në Kllokot

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 18:32 | Nga

Policia e Kosovës është njoftuar se sot rreth orës 13:10, në rrugën Gjilan -Ferizaj, në fshatin Kllokot, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka vdekur një person.

Policia e njofton aksidenti ka ndodhur kur vetura Golf me tabela 06, duke mos e përshtatur shpejtësinë kushteve dhe gjendjes së rrugës godet nga mbrapa veturën Mercedes.

Si pasojë e goditjes vozitësi i veturës Golf Shqiptar shtetas i Kosovës (1928) pëson lëndime tē renda dhe me urgjencë është dërguar me ambulancën e fshatit Pozhoran, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Edhe dy persona tjerë , shqiptarë, shtetas të Kosovës, të lënduar në këtë aksident, janë dërguar nê Spitalin Rajonal të Gjilanit e gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në institutin mjeko -ligjor në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme