Vdes në vendin e punës 45 vjeçari, në lagjen ‘Arbëria’

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor me inicialet M.B i lindur në vitin 1973, ka vdekur nga një aksident në vendin e tij të punës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur para pak çastesh. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për EkonomiaOnline.

“Sot, rreth orës 10:00, e kemi pranuar një informacion se në lagjen ‘Arbëria’ më saktësisht në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet M.B 1973,” tha Ahmeti për EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme