Dy persona të gjinisë femërore, njëra 21 vjeçare si dhe tjetra 41 vjeçare si pasojë e infektimit me coronavirus, sot kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas zëdhënëses e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, 21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.
Ndërsa, 41 vjeçarja siç tha Qyqalla ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla