Vdes një 70 vjeçar nga COVID-19, vajza e tij thotë që nuk i dhanë oksigjen

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë një 70 vjecar me Covid-19 nga Mitrovica, ndërsa vajza e tij dyshon në vdekjen e tij.

Ajo thotë që e kanë lajmëruar nga QKUK-ja që ka vdekë prindi i saj për shkak të Covid-19.

“Erdhëm këtu, mjekja kryesore e Infektives na tha skam informacione. Dyshimet e mija janë që nuk ia kanë dhënë oksigjenin qysh duhet. Kur ka pasë dhimbje, e kan qit vetëm në gjumë. Po bazohna që ju thojsha mjekëve iu ka hargju oksigjeni, mthojshin hajt motër se edhe ti vet mundesh me ja hek qato, nami nuk bahet”, u shpreh ajo.

Të ngjashme