Vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë në aksident trafiku

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 11:50 | Nga

Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Sipas raportit të policisë, ngasësi duke lëvizur me veturën VË  Golf, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një anësoren e rrugës dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi  dhe dy pasagjer meshkuj  K-Shqiptar dhe   nga lëndimet e marra  drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë ë është dërguar në IML për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme