Vdes një person në aksident trafiku

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 14:54 | Nga

Ka humbur jetën një person në fshatin Brod  sot rreth orës 12:20, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale I.H.( m/sh/k 39 vjeç),duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, godet këmbësorin R.H. (m/sh/k 7 vjeç) i cili pëson lëndime serioze.

I lënduari dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Shtërpc ,ku nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari,me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme