Vdes një person në Istog nga shembja e një muri

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Sot në fshatin Vrellë të Istogut një person ka vdekur pasi është zënë nga një muri.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për t’i hetuar rrethanat derisa merret vesh personi është dërguar pa shenja jete.

Ky është raporti i plotë i policisë:

Me datën 28 maj 2019, rreth orës 14:54, Policia është informuar se në fsh.Vrell- Istog, gjatë prishjes së një garazhe private një person e ka zënë muri. Personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë.

Menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. lindur me 1970 m/k/sh, në Spital ka arritur pa shenja jete.

Policia është duke punuar për të hetuar rastin i cili është cilësuar ‘Hetim i Vdekjes’. /L

Të ngjashme