Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll të Prishtinës. Kështu konfirmoi për Ekonomia Online, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë. “Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të […]

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll të Prishtinës.

Kështu konfirmoi për Ekonomia Online, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha Pllana.

Të ngjashme