Vdes një person në QKUK

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi i njëjti ishte dërguar në këtë të fundit pas problemeve shëndetësore që iu kishin shfaqur në aeroportin “Adem Jashari”.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme