Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një person nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë

Vdes një person nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në jug të Mitrovicës. Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 11 nëntorit, dhe i njëjti rast në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Sipas njoftimit të policisë, në vendin e […]

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në jug të Mitrovicës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 11 nëntorit, dhe i njëjti rast në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme