Vdes vëllai i Smajl Latifit, i prekur me COVID-19

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur vëllai i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një njoftimi në Facebook.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska ndërruar jetë vëllai. Ka qenë i prekur me COVID-19”, ka shkruar Nitaj.

https://www.facebook.com/muharrem.nitaj/posts/10223865626653455

Të ngjashme