Vdiq gazetari i njohur kosovar

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur sot gazetari i njohur nga Mitrovica, Musa Begu.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjet, teksa bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00 në varrezat e fshatit Shipol.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot më datë 5.04.2023 ndërrojë jetë Babai jonë i dashure MUSA (Shaban) BEGU (16.03.1960 – 5.04.2023)”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Begu ishte vlerësuar me shumë çmime, por më i rëndësishmi ishte ai “Për Vepër Jetësore”, që e mori nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Të ngjashme