Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike të shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Mamushës , Arif Butuc kanë parë sot nga afër punimet të cilat janë duke u realizuar në projektin e asfaltimit të rrugës, që lidh fshatin Retij e Ulët të Komunës së Rahovecit me Komunën e Mamushës.
Projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës , ka filluar gjatë muajit korrik, gjatësia e rrugës sipas projektit është 1 147 metra, gjerësia 6 metra, vlera totale e projektit është 99 355 euro.