Komuna e Rahovecit po vazhdon me intensitet të lartë në rregullimin e rrugëve fushore të parapara të realizohen përmes projektit“Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”. Ecurinë e punimeve nga afër i ka parë sot edhe Idriz Vehapi, Kryetar i komunës së Rahovecit i shoqëruar nga fermeri Eqrem Hoxha dhe fermer të tjerë të cilët edhe e kanë falënderuar për rregullimin e këtyre rrugëve.
Gjatë vizitës së Kryetarit Vehapi në rrugët të cilat janë duke u shtruar me zhavor u takua edhe me fermerët të cilët arat e tyre i kanë në ato pjesë ku janë duke u rregulluar rrugët fushore, Kryetari u tha atyre se në vazhdimësi do të ketë projekte, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e rrugëve fushore.
Ndërsa fermerët të cilët e takuan kryetarin e kanë falënderuar me fjalët më të mira për rregullimin e rrugëve fushore, duke i thënë se rrugët të cilët janë shtruar me zhavor, as në këmbë nuk kemi mundur të kalojmë e lere më me teknik bujqësore. Por, tash fal intervenimit dhe shtruarjes me zhavor, ne mundemi të shkojmë në arat tona kurdo që dëshirojmë të shkojmë.