Pas dënimit me tri vjet burg i ndërpritet puna shefit të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Sllavisha Kollashinac, në Komunën e Rahovecit.
Me datë 29 shtator të këtij viti, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Sllavisha Kollashinac, shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit.
Veprës penale për të cilën është dënuar Sllavisha Kollashinac, është “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç”.
“Deri të nënshkrimi i këtij vendimi nga ana e kryetarit Vehapi, ka ardhur pas pranimit të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PARKR.nr. 371/2016 është vërtetuar se nëpunësi Sllavisha Kollashinac, ka kryer vepër penale sipas nenit 235 paragrafi .1 pika 1.1 e KPRK-së për të cilat është shpallur fajtorë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3(tri)viteve”.
“Sipas nenit 9, paragrafi 2, pika 4 e Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës Nr.03/L-149, parashihet se marrëdhënia e punës së nëpunësit civil përfundon me ‘Dënimin nga një gjykatë penale me vendim të formës së presë për mbajtjen e burgut efektiv për gjashtë (6) muaj e me tepër’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.