Vehapi: PDK i ka mbajtur premtimet, do e fitojë prapë Rahovecin

Rahovec | 24 Mar 2017 | 09:26 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka thënë se ka mbajtur premtimet e dhëna nga fushata e vitit 2013.

“Shumë nga premtimet e fushatës së vitin 2013 janë përmbushur”, ka thënë Vehapi.

“Të gjitha premtimet e dhëna edhe nga Thaçi gjatë kësaj fushatë janë realizuar, sidomos në bujqësi, por ka pasur investime edhe në infrastrukturë. Kemi pasur edhe donacione nga jashtë, por prapë ka punë për tu bërë”, ka thënë Vehapi.

“Në vitin 2013 është premtuar se të gjithë ata që kultivojnë vreshta do të marrin një mijë euro subvencion për hektarë. Kjo është duke u realizuar. Por edhe për të gjitha llojet e perimeve shteti paguan 300 euro për hektarë”, ka treguar Vehapi.

Por sipas tij për t’i stimuluar bujqit e kësaj ane duhet të rriten subvencionet.

Një ngecje në këtë komunë që ka përmendur kryetari i saj është palestra sportive.

“Palestra Sportive, nuk është kompetencë e imja – e komunës, Kjo palestër është filluar në vitin 2008 dhe ende është e papërfunduar. Për mua është e pakuptimtë, mos ta quaj absurde”, ka shtuar ai.

Kurse për kandidimin e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale, Vehapi nuk ka dhënë detaje.

“Nuk mund të flas, derisa të ulemi në degë dhe të bisedojmë. Propozimet që i jep dega i aprovon niveli qendror”.

“Nëse nuk kam punuar sa duhet përzgjidhet kandidati tjetër, unë do ta ndihmojë atë. Por PDK do t’i fitojë zgjedhjet përsëri në Rahovec, me mua ose pa mua”, ka përfunduar Vehapi. (Klan Kosova)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme