Vehapi vizitë zyrtare në Kroaci

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 17:21 | Nga

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë së Republikës së Kroacisë Tomislav Tolusic, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga Avdullah Kryeziu, drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe Bekim Hoxha, Drejtor i Departamentit te vreshtarisë dhe verarrisë në MBPZhR, kanë nisur sot një vizitë zyrtar tri ditësh.

Gjate kësaj vizite tri ditshe, Kryetari Vehapi do të vizitoj Komunën e Ozalje, ku do të pritet në takim nga Kryetarja e kësaj Komuna Gordana Lipshiniq, në agjendën e ditë së parë të kësaj vizite është e parapare nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy Komunave, në fushën e sektorit të vreshtarisë dhe veretarise, turizmit rural, kulturës, dhe fushave tjera të ekonomisë. Po ashtu do te realizohet vizita e njërit prej përpunuesve të verës ( OPG Verbanek-Vivodinë).

Dita e dytë e vizitës do të jetë vizita në Institutin e veretarise dhe vreshtarisë në Zagreb me Drejtoreshën e Institutit Ivana Petric. Gjate kësaj dite do mbahet takimi me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Bujqësisë se Kroacise Tugomir Majdak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme