Vëmendja ndërkombëtare ndaj Kosovës pritet të zbehet

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 12:48 | Nga Ismet Kryeziu

Vitit 2024 e 2025, kur do jenë zgjedhjet në SHBA dhe BE, nuk besoj se do jenë vitet më të mira për Kosovën, përkundrazi në këtë periudhë vëmendja ndërkombëtare ndaj Kosovës do të zbehet dhe s’do jetë e fokusuar në ndonjë zhvillim përmbajtësor.

Nëse qeveria aktuale nuk i jep dinamikë proceseve të cilat e përshpejtojnë dialogun, nuk merr përgjegjësi për fillimin e zbatimit të marrëveshjeve deri në fundin e vitit, mbase rrezikon që në dy vitet e ardhshme ta fusë Kosovën në një fazë të “status quo”-s.

Kjo gjendje të cilën po e ndihmon qeveria, përpos mbajtjes së Serbisë brenda në politikat ditore e elektorale, do gjenerojë në përditshmëri situatë të brishtë dhe jo të qëndrueshme të sigurisë, ngecje në zhvillimin ekonomik e demokratik dhe humbje të mundësive për fuqizimin e shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti duhet ta kalojë linjën e kuqe nga Kosova si projekt, tek Kosova si shtet i vërtetë, politik e demokratik.

Të ngjashme