Vendi ku u vra gruaja në Prizren (FOTO)

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 23:00, një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Prizren.

Fotografia të cilën po e shihni më lart, është vendi ku e ndjera ka mbetur e vdekur. Ngjarja ka ndodhur shumë afër shtëpisë së saj.

Klan Kosova merr vesh se gruaja e vrarë është nëna e këshilltares së Kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

Hoti njoftoi përmes rrjeteve sociale se nëna e saj ka ndërruar jetë duke postuar edhe një fotografi bashkë me të, motrën dhe mbesën e saj, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme