Pas Shteteve të Bashkuara, të dielën, India është bërë vendi i dytë në botë që raportoi 7 milion raste me COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministrisë e Shëndetësisë, janë konfirmuar deri 74,383 raste të reja të koronavirusit në ditë.
Numri i të vdekurve nga virusi qëndron te 107,416. Por, festivalet fetare që pritet të mbahen nga mesi i tetorit do të jenë një sfidë e vërtetë në luftën me koronavirus.
Festimet fetare në Indi zakonisht bëhen në grupime të mëdha njerëzish dhe mundësitë për një rritje të rasteve të infektuara janë shumë të larta. Zyrtarët shëndetësorë bënë thirrje për sa më shumë kujdes gjatë këtyre festave.