Vendos Kryesia, seanca për shpërbërjen e Kuvendit me 22 gusht

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 11:43 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me 22 gusht, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e 22 gushtit, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i cili u deklaruar i pari për medie pas mbledhjes së Kryesisë.

“U pajtuam që më datë 22 gusht 2019 në orën 10:00 të shpërbëhet Kuvendi dhe për të dërguar vendin në zgjedhje, gjithashtu u dakorduam që para kësaj të votohet marrëveshja ndërkombëtare IPA”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se pas 22 gushtit mandati i kthehet sovranit, popullit të Kosovës.

“Pas dorëheqjes së kryeministrit për intervistë në Hagë Kuvendi vendosi që data 22 gusht të jetë data e shpërndarjes së Kuvendit dhe me këtë rast mandatimi t’i kthehet sovranit”.

Memli Krasniqi nga PDK-ja ftoi të gjithë deputetët që të marrin pjesë në këtë seancë.

“Data është përcaktuar 22 gushti, presim të ketë pjesëmarrje të të gjithë deputetëve. Ne besojmë se pas shpërbërjes presidenti me partitë duhet të veproj që të caktojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që t’i jepet hapësirë krijimit të Qeverisë së re”.

Bilall Sherifi nga Nisma vlerësoi gatishmërinë e partive politike që me 22 gusht të bëhet edhe votimi i fondeve të IPA-s, përpos shpërbërjes së Kuvendit. 

“Ajo që sot do ishte për tu përshëndetur gatishmëria që si kolegë që të gjitha partitë të merren vesh që në seancën e radhës ta kemi edhe votimin të fondeve të IPA”.

“Shqetësimi publik qe ka qenë që do humb miliona euro kjo nuk do ndodhë sepse ajo seancë do ta ketë edhe këtë votim. Arsyeja pse do të jetë 22 gusht ka të bëjë më rekomandimet e BE që na duhet më shumë kohë”.

“Kemi nevojë që këto zgjedhje të vëzhgohen nga misioni ndërkombëtar prandaj vendosëm për kryq datë të shpërndarjes”.

Të premten presidenti, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë dalë me dy vendime të kundërta për tejkalimin e krizës.

Thaçi ka kërkuar nga Veseli si bartësi i koalicionit fitues PAN që të propozojë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje presidentit Thaçi, duke i thënë se nuk do të ketë mandatar të ri.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2911916082171182/?notif_id=1564993316098899&notif_t=live_video_explicit

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/veseli-zgjedhjet-jane-i-vetmi-opsion-vendit-i-duhet-mencuri-strategjike-per-ta-ruajtur-sovranitetin/

Të ngjashme