Vendosen mbrojtëset anësore në rrugën magjistrale të Drenasit

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 14:15 | Nga

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka vazhduar punët dhe detyrat që nga dita e e shtunë, ku është bërë vendosja e pahive mbrojtëse në rrugën kryesore tek stacioni i autobusëve në gjatësi 60 m, e cila rrugë ka qenë me rrezikshmëri permanente për këmbësore.

Po të njëjtën ditë janë kryer edhe punë tjera, si vendosja e pengesave në rrugë, në tri lokacione të ndryshme.

Gjithashtu është bërë shenjëzimi i parkingut te Objekti i Komunës së Drenasit, njëkohësisht është definuar dhe ndarë parkingu për kategoritë me nevoja të veçanta.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme