Vendoset kantieri për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht kanë filluar punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar te Vlorës.

I pranishëm ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe figura të larta shtetërore të Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur Valon Lluka, bashkëpunëtor i afërt i Behgjet Pacollit.

“Hapja e kantierit te Aeroportit Ndërkombëtar te Vlorës. Sot është një ditë shumë e veçantë për gjithe popullin shqiptar – dita e Flamurit!🇦🇱 Krahas kësaj dite të madhe, festojmë edhe fillimin e punëve të ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Shqipëria po zhvillohet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme