Veseli dhe Haradinaj bëjnë homazhe te shtatorja e Ukshin Hotit në Prizren

Prizren | 16 Maj 2019 | 12:18 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamenatri Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë bërë homazhe te shtatorja e Ukshin Hotit nw Prizren, raporton Ekonomia Online.

Të dy më pas të marrin pjesë në Akademinë Politike dhe Shkencore me rastin e 20-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit. 

Ukshin Hoti ishte arrestuar disa herë gjatë aktivitetit të tij politik atdhetar në Kosovë nga regjimi serb, raporton Ekonomia Online.

Për herë të fundit arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktivitete armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas dënohet 5 vjet burg.

Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit të tij nga burgu i Dubravës dhe pas daljes se tij nga qelia e burgut, zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe që nga ajo datë nuk dihet asgjë për të.

Të ngjashme