Veseli diskuton me qindra fermerë dhe biznese në Skenderaj e Malishevë

Skenderaj/Malishevë | 19 Mar 2017 | 18:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar sugjerime nga qindra fermerë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla e të mesme, gjatë turit të tij të dëgjimit, që e ka zhvilluar të dielën në komunën e Skenderajt dhe në Malishevë.

Gjatë diskutimeve me fermerët e komunës së Skenderajt, u propozuan ide për stimulimin më të madh të sektorit të përpunimit të qumështit dhe subvencionimit më të madh në perimtari e kultura të tjera bujqësore, për çka ka potencial kjo komunë.

Përfaqësuesi i një biznesi përpunues të qumështit, Rrustem Rukolli, tha se prodhuesit vendës dëmtohen rëndë nga lejimi që iu bëhet produkteve të huaja, të cilat nuk i plotësojnë kushtet dhe shiten nëpër Kosovë.

Ndërsa në bashkëbisedim me fermerët dhe përfaqësuesit e bizneseve të komunës së Malishevës, Veseli mori sugjerime për hapjen e një shkolle të mesme profesionale, e cila do të ndihmonte në shkollimin e kuadrove të reja për t’u marrë me fushën e bujqësisë në përgjithësi, për çka sipas fermerëve, komuna e Malishevës ka shumë përparësi.

Pasi dëgjoi vështirësitë me cilat përballen fermerët dhe bizneset e Skenderajt dhe Malishevës, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha se sugjerimet e tyre do t’i shërbejnë për të ndikuar direkt në reformat e domosdoshme që shteti duhet t’i ndërmarrë për të stimuluar më shumë prodhimet vendore dhe për të krijuar mundësi të reja për fermerët dhe bizneset e reja, përmes të cilave siç tha Veseli do të krijohen edhe vende të reja të punës.

“Kjo është pjesa e zhvillimit ekonomik, bizneset e vogla dhe të mesme. Mos shikoni as majtas as djathtas, ju jeni. Në momentin që ecni ju përpara, ka me ecë edhe ky vend përpara”, tha kryetari Veseli.

Të ngjashme