Veseli-Konjufcës: Të ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji për miniera dhe minerale ka përplasur Vetëvendosjen dhe PDK-në.

Me propozim të PDK-së, projektligji nuk kaloi pasi që mori vetëm 39 vota, duke mos u votuar kështu nga shumica e opozitës.

Për këtë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi reagoi duke thënë se ishin vetë opozitë që kërkoi këtë projektligj, mirëpo nuk e votuan.

Pas mos arritjes së votimit të pikave të rendit të ditës në seancën plenare, deputeti i PDK-së Memli Krasniqi tha se edhe pas votimit të pozitës për vazhdimin e mandatit të Komisionit Hetimor për Ndriçimin e Rastit të Dëbimit të Shtetasve Turq, opozita nuk po i respekton fjalët e veta, për çka deputeti  Glauk Konjufca u përgjigj.

“Mund ta shikoni kush ka votu, unë votova, por grupi im parlamentar nuk ka votu, nuk po muj me i shti me votu, çka me bë”.

Ndërsa, u dëgjuan zëra nga salla “jep dorëheqje”. Kryeparlamentari Veseli iu drejtua Konjufcës se i ka lëvizë autoriteti.

“Glauk të ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit”, tha Veseli.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/584482568732337/

Të ngjashme