Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në fshatin Pozharan të Vitisë.
Aty, Veseli ka bërë thirrje që të votohet kandidati i tyre për kryetar të Vitisë, Besim Halimi, për të cilin ka thënë se ka aftësi intelektuale, profesionale dhe menaxheriale për ta zhvilluar Vitinë.
“Përkraheni Besim Halimi, sepse kështu e përkrahni zhvillimin e Vitiosë dhe fshatrave të saj”.
Ai tha se me Halimin, Vitia do të lidhet më shpejt me autostradën. “Do ta harroni çështjen e rrugëve, ujësjellësit e kanalizimeve”.
Kreu i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka premtuar përkrahje nga institucionet qendrore për Vitinë.
“Edhe Vitia e do ndryshimin. Qytetarët e saj duan që Besim Halimi t’i udhëheqë drejt ndryshimeve që rrisin mirëqenien e tyre. Ata besojnë në Forcën e Ndryshimit të PDK-së”, ka theksuar Veseli.