Veseli në Suharekë: Fillimi i Ri garanton fuqizimin e shtetit të Kosovës

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 14:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, kanë shpalosur në Therandë platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ftuar qytetarët e Therandës që në ditën e votimit, më 11 qershor ta mendojnë të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre të Kosovës, dhe ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka vlerësuar lartë kandidatët e PDK-së nga Theranda, zëvendëskryetarin Enver Hoxhaj, si dhe Luljeta Veselajn.

“Ju ftoj që më 11 qershor të mendoni për fëmijët tuaj, Kosovën, të ardhmen, partneritetin tonë me SHBA-në, t’i votoni ata që ndërtojnë jo ata që djegin, ata që bëjnë punë të mirë, përkraheni të gjithë bashkërisht PDK-në, përkraheni Fillimin e Ri. Votoni kandidatët e PDK-së, Luljeta Veselaj së është bija juaj, votojeni intelektualin diplomatin tuaj Enver Hoxhaj, votone veten e juaj Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri”, ka thënë Veseli.

Veseli ka prezantuar programin për Fillimin e Ri, ku ka garantuar therandasit për rritje pagash, zhvillim ekonomik, integrim të fuqishëm të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Një Fillim i Ri që e fuqizon sakrificën tonë shekullore dhe e lartëson flamurin shtetëror, të cilin e lartësoi edhe fituesja e medales së artë olimpike, Majlinda Kelmendi”.

Zëvendëskryetari Hoxhaj ka thënë se takimi i sotëm flet që PDK-ja në Therandë është forca më e madhe politike, dhe forca e vetme e ndryshimit që ka Kosova. Ai ka vlerësuar lartë Kadri Veselin, i cili, tha se është lider i vendimeve të mëdha.

“PDK është parti e besimit. Tash ne jemi në një Fillim të Ri, por fillimi i ri nuk mund të nisë me liderë që nuk kanë bateri të forta, që nuk kanë guxim të marrin vendime të mëdha

Me Kadri Veselin, fuqizohet qytetari, pensionisti, rinia, gratë dhe vetë shteti. Kosova do të duket ndryshe pas 4 vitesh falë një shprese, një optimizmi, një besimi, që kemi në Therandë, në Kosovë, dhe kjo forcë e ka vetëm një emër dhe mbiemër, e ai është Kadri Veseli”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

Të ngjashme