Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot gjatë një takimi që pati me të rinjtë e Kaçanikut, tha se PDK-ja këssj here nuk do t’ia japë askujt drejtimin e Qeverisë. Me ardhjen e tij kryeministër, Veseli tha se që në 2-3 muajt e parë do t’i ndalë punësimet jomeritore e partiake, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi me i ndalë punësimet e padrejta. Dikush mundet me mendu që kryetari është në zor se ka fushatë elektorale. Por keni me pa vetë, nuk kanë me shku as dy-tre muaj pas fillimit të mandatit tonë në qeveri, kemi me i ndalë, e kemi me i ndalë me transparenc… Ata të cilët janë më të zotë kanë me u punësu”, tha Veseli.
Veseli tha se partia të cilën e udhëheq ai, nuk bën koalicion me askënd, duke u shprehur i bindur se kjo parti nuk e lëshon postin e kryeministrit.
“Pak e rëndë kur pretendojnë disa me e mbrojtë Kosovën nga ne. Ne duhet ta mbrojmë Kosovën nga të tjerët, është ashtu siç është. Ka shumë propaganda për partinë tonë, s’jemi në vija të kuqe me kërkënd. Na kanë lutë shumë, na kanë lutë që edhe tash me vazhdu qeverisjen, por nuk e kemi ndërmend me ba me kërkënd koalicion parazgjedhor. Nuk e kemi ndërmend me ia jep kryeministrin, populli do të vendos dhe ju do vendosni”.
Veseli para të rinjve kaçanikas foli edhe për marëdhëniet e Kosovës me Serbinë, por aty i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, u pa të jetë i ashpër me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e quajtur si “Albini nga Vladimiri”.
Veseli më pas shtoi se politikanët të cilët po mundohen të i prishin mardhëniet e Kosovës me shtetet perëndimore, duhet të japin dorëheqje.
“Çështja e Serbisë, pse me i tutë rininë me Serbi pse me mendu që Serbia mundet me na marrë një copë territori, kur na me gjak i kena la çdo pjesë tonën, pse me mendu që ka hapësirë Serbia te ne, pse me u ftofë ne me partnerët tanë, ShBA-në, a fiton kështu Kosova? Munden me fitu do politikanë që ju kanë qërru sytë për me i fitu do vota, por tani duhet me jepë dorëheqje dhe me la, kajher kanë por mundesh najher edhe me kesh, por e zhgënjen rininë dhe popullin, sa të dojnë me patriotizën ne kemi me u marrë me Serbinë, por nuk dojmë luftë por nuk lejojmë kurrë me u cënu, duam paqen por Kosova është e paprekshme, ajo çka duam me Serbinë është që mos me na cenu, ne e respektuam, edhe shqiptarët tanë në Preshevë. Sa i përket territiorit, thuajuni partive të tjera secilit thuajuni edhe pytni, shkoni në tubime e tyre, a po mendoni që Albini prej Vladimiri ka me mbrojtë ma shumë se unë Mitrovicën ku kam lindë a?”, u shpreh Veseli.