Vetaksident në kryeqytet, rrotullohet vetura

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Asllan Pirerva në kryeqytet.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:31, në rrugën “Asllan Pireva”, ka ndodhur një aksident trafiku, e përfshirë ka qenë vetëm një veturë (vet-aksident), një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia policore po merret me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme