Vetaksident në një fshat të Klinës, tre të lënduar përfshirë një fëmijë

Prishtinë | 24 Shk 2024 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

Nga ky aksident lëndime kanë pësuar tre persona, një prej tyre fëmijë.

Fëmija fillimisht është dërguar në QMF e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, është dërguar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmjia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

Të ngjashme