Vetaksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen katër persona

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Nga ky vetaksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në  fshatin Vranidoll. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një veturë deri sa ishte në lëvizje  për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar. Në këtë aksident janë lënduar  katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme