Ekonomia Online
FUNDIT

Vetaksidenti në Shalë të Lipjanit, po hetohet vdekja e 48-vjeçarit

Vetaksidenti në Shalë të Lipjanit, po hetohet vdekja e 48-vjeçarit

Një 48 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit. Dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij. Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Sot në stacionin policor të […]

Një 48 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit.

Dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë“, deklaroi Ahmeti.

Të ngjashme