Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti në trafik i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:24 në fshatin Dubovë, përkatësisht tek ura e Drinit të Bardhë në magjistralen Pejë-Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor i cili tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
“Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Dubovë të Pejës, përkatësisht te ura e Drinit të Bardhë në magjistralen Pejë – Mitrovicë. Në aksident është një person i lënduar, ndërsa hetuesit kanë dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.