Vetëvendosje në Viti kërkon përgjegjësi për ngecjet në zhvillim dhe për papunësinë

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje në Viti të enjten ka zhvilluar një aksion para objektit të Komunës, duke akuzuar qeverisjen komunale se ka dështuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në përkeqësim të mëtutjeshëm të klimës të bërit biznes, shkruan sot Koha Ditore.

Ky subjekt politik ka akuzuar kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, se ka bërë fushatë elektorale me premtimet për punësimet dhe se kishte shfrytëzuar hapjen e fabrikës së teksilit “Vitex” për këtë qëllim.

Sipas VV-së, mbyllja e fabrikës “Vitex” dhe largimi i 150 punëtorëve është edhe përgjegjësi e qeverisjes komunale, e cila kishte premtuar se me hapjen e fabrikës do të arrihej punësim i qëndrueshëm

Këshilltarja komunale nga radhët e VV-së, Liridona Bislimi, deklaron se mbyllja e fabrikës me 150 punëtorë është shenjë se qeverisja komunale është duke krijuar një ambient ku të rinjtë e shohin si mundësi largimin e tyre nga komuna në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, ku edhe synojnë që të punësohen.

Ajo thotë se në Komunën e Vitisë nuk ka investime të sektorit privat, ku do të gjeneroheshin vende të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme