Vetëvendosje thotë se Xhelal Sveçla mbrojti të miturin e varfër në kafe

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në Prishtinë, në të cilin u pa se ishte përfshirë edhe zëvendësministri Xhelal Sveçla, reagim ka bërë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai thotë se aktivistët e Vetëvendosjes janë kudo në mbrojtje të Republikës, të të varfërve dhe të të shtypurve, njofton Klan Kosova.

”Aktivisti i VV-së është aktivist kudo. Në mbrojtje të Republikës, në mbrojtje të të varfërve, të shtypurve. Aktivisti është zëri i artikuluar dhe i organizuar i popullit. Aktivisti i VV-së nuk e luan zyrtarin i cili hesht teksa para syve të tij rrahet i mituri i varfër që siguron kafshatën e gojës. VETËVENDOSJE!”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme