Vetura shkel të miturin në Lipjan, dërgohet me urgjencë në QKUK

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një veturë ka shkelur një të mitur në rrugën “Dëshmorët e Kleçkës” në Lipjan. Policia njofton se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar.

Pas intervistimit, shoferi, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Dëshmorët e Kleçkës, Lipjan (NN) 26.02.2022 – 16:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori  të mitur mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme