Vidal e thotë hapur: Objektivi i Interit është vetëm titulli i kampionit

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Interi është eliminuar nga garat evropiane dhe tani i gjithë fokusi është në Serie A.

Skuadra zikaltër prej vitesh nuk e ka fituar titullin e kampionit dhe këtë vit po shihen si ndër pretendentët kryesor.

Se objektivi i tyre është titulli i kampionit e ka konfirmuar edhe mesfushori kilian Arturo Vidal.

Ai fillimisht ka folur për eliminimin nga Liga e Kampionëve, duke thënë se ka qenë tejet i vështirë.

“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte moment ynë më i vështire, por tani duhet të bëjmë më të mirën tonë pasi kemi ende akoma dy qëllime shumë të rëndësishme për këtë sezon”.

“Po mund ta them pa frikë se e kemi si synim tonin. Ne punojmë çdo ditë dhe me kalimin e kohës do të shikojmë nëse jemi në rregull apo jo”, deklaron kiliani.

Neroazzurët për momentin ndodhen në vendin e dytë në tabelë me 33 pikë pas 14 javëve, vetëm një pikë më pak se lideri Milan.

Të ngjashme