Viola von Cramonit i dalin në rrugë disa serbë, ndërhyn Policia

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon po qëndron në Serbi, nga ku ka drejtuar kritika të ashpra për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe e ka kritikuar po ashtu raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për Serbinë.

Gjatë vizitës në Loznicë, një grup serbësh e pritën atë duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”. N1 nga vendi i ngjarjes raportoi se një takim i saj është shtyrë.

“Dolën 10 qytetarë të Loznicës, por thanë se nuk kanë ardhur për të krijuar probleme, ka pasur një konflikt verbal, është paraqitur edhe policia… Von Cramon u përshëndet që në hyrje me thirjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’, ajo nuk kaloi pranë tyre, por ishte e gatshme të bisedonte, i pyeti pse bërtisnin, ata i thanë se është një nga ata që e mbështesin Kosovën e pavarur. Ajo u sugjeroi që t’i shkëmbejnë numrat e telefonit dhe të diskutojnë”, tha reporterja e N1.

Paraprakisht, Viola von Cramon tha në Beograd se raporti i Komisionit Evropian (KE) për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit përmban shumë kritika, por se një ton pozitiv po përhapet sepse, siç tha, ka një tendencë për t’i dhuruar diçka presidentit serb para zgjedhjeve. Ajo vlerësoi se nuk është detyrë e KE-së ta bëjë këtë.

Të ngjashme