Vishaj: Nuk ka pacientë që po trajtohen në Infektivë nga helmimet në Trudë të Prishtinës

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka pacientë që po trajtohen në Klinikën Infektive si pasojë e helmimit nga ushqimi në Trudë të Prishtinës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Arben Vishaj, ushtrues i detyrës i drejtorit të Klinikës Infektive.

“Në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacientë që po trajtohen nga helmimi në Trudë. Hapësira jonë është e gjitha hapësirë që trajton pacientët me COVID-19, prandaj nuk do të ishte e udhës që ata të vinin në Klinikën Infektive, sepse do të ishte rreziku që edhe ata të infektoheshin me COVID”.

Por, ndryshe thotë raporti i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Sipas këtij raporti rastet që kanë qenë më rëndë janë referuar për mëtutjeshëm në Klinikën Infektive.

Të ngjashme