Visoka: Çnjohjet e fuqizojnë pozitën negociuese të Serbisë karshi Kosovës

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Gëzim Visoka ka shprehur bindjen se diplomacia serbe ka arritur që ta çorientojë diplomacinë kosovare dhe të diktojë kursin e saj ndërkombëtar.

Sipas tij, tani Kosova është në një fushatë defensive, duke bërë përpjekje më shumë që të ruajë njohjet aktuale apo t’i rikthejë ato që i ka humbur, sesa të sigurojë njohje të reja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Visoka është ligjërues i shkencave politike në Dublin City University në Irlandë. Atje i ka mbaruar studimet e doktoratës dhe ligjëron për paqen dhe konfliktin. Për një kohë ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në një intervistë të shkruar dhënë “Kohës Ditore”, Visoka ka folur për efektet e një fushate të Serbisë, e cila ka rezultuar me revokimin e njohjes së shtetit të Kosovës nga disa vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme