Vitia në Deçan: Bashkërisht do t’iu dalim në ndihmë pacientëve

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shkuar në Deçan ku dyshohet se janë helmuar qindra qytetarë nga uji.

Ai ka thënë se janë aktivizuar të gjithë mekanizmat e mundshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Fat i madh që të gjithë pacientët që janë trajtuar në QKMF në Deçan pas marrjes së trajtimit janë kthyer mirë dhe pa probleme në shtëpitë e tyre me një numër shumë të vogël të referimit në Pejë dhe fatmirësisht pa asnjë rast fatal”.

“Dje ka pasë një qetësim të situatës dhe bashkë me IKSHPK-në dhe organet komunale është qetësuar disi situata për t’u përkeqësuar në orët e mbrëmjes dhe më pas janë aktivizuar të gjitha mekanizmat, jo vetëm të Ministrisë, por edhe nga Qeveria që bashkërisht me kryetarin e Deçanit dhe qytetarë të bëjmë maksimumin që t’u dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve”.

Vitia ka thënë se një listë me prioritizim absolut të barnave do të trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo vetëm me barnat e listës esenciale, por edhe me pajisje të nevojshme.

Të ngjashme