Policia njofton për vjedhje në disa lokale në një qendër tregtare dje në Prishtinë.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.
Pas intervistimit, njëri është liruar e tjetri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE/Prishtinë, 25.04.2022 – 17:00. Është raportuar për vjedhje në disa lokale në qendër tregtare. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.