Vjollca Kadolli-Halili shpreh shqetësimin lidhur me ndarjen e pakos emergjente shtesë nga ana e Qeverisë për punëtorët e KPSH

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtoreshë e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadolli-Halili shpreh reagimin dhe shqetësimin lidhur me ndarjen e pakos emergjente shtesë nga ana e Qeverisë për punëtorët e KPSH, në të cilën nuk janë përfshirë të gjithë punëtorët e QKMF-së . Dua të theksoj se që nga fillimi i pandemisë COVID- 19 , si dhe që nga rasti i parë në Kosovë, ku në Viti ka që rasti i parë, i gjithë personeli i QKMF-së kemi qenë bashkë në luftën kundër pandemisë dhe në asnjë moment nuk jemi ndalur në shërbim të qytetarëve tanë, pa dallim nëse ke qenë staf udhëheqës, punëtorë shëndetësorë, staf teknik( vozitës, rrobalarëse, kuzhinere,pastruese, administratë e të tjerë).

Ne punojmë nën të njëjtin kulm, në të njëjtin mjedis punues dhe përballemi me të njëjtin rrezik . Kjo qasje diskriminuese është e papranueshme, pasiqë rrezikon seriozisht mbarëvajtjen e punës në institucionet e KPSH-së!

Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ,që të reflektojë dhe ta rishikojë vendimin e saj ,pasi që të gjithë punëtorët e QKMF-së janë në linjë të parë të ballafaqimit me pandeminë(kush më pak e kush më shumë) dhe vazhdojnë me të njejtën përgjegjësi dhe rrezikshmëri Drejtoreshë e QKMF-së në Viti Dr.Vjollca Kadolli-Halili.

Të ngjashme