Vlerësohet i rëndësishëm Vettingu për sistemin e drejtësisë, shoqëria civile s’pranon një të tillë që përkrahet nga partitë

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 11:28 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), kanë organizuar konferencën “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në drejtësi, administratë publike dhe integrime evropiane.

Ky hulumtim, ndër të tjerash, trajton temat si: Përmirësimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë përmes ‘vettingut’; Adresimi i gjenocidit dhe krimeve të kryera gjatë luftës me të drejtë ndërkombëtare; dhe Parandalimi e adresimi i dhunës në familje, ndaj grave dhe në baza gjinore.

Aty u tha se kjo tryezë synon të reflektoj mbi pritjet dhe angazhimin institucional në raport me sektorin e drejtësisë, teksa u kërkuar që sistemi i vetting-ut të mos politizohet.

Megjide Demolli nga Lëvizja FOL, ndonëse tha se Kosova ka bërë hapa në drejtësi prapë se prapë mbetën sfida të shumta në aspektin ligjor.

“Qëllimi i Kosovës është reflektojë në reformën në drejtësi. Padyshim Kosova mund të ketë sfida të mëdha në këtë rrugëtim. Edhe pse Kosova ka bërë hapa në drejtësi mbeten sfida të shumta në aspektin ligjor”, tha ajo.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se si institut kanë kërkuar vetting në sistemin prokurorial, teksa shtoi se IKD nuk përkrah Vetting-un që përkrahet nga partitë politike.

“Kemi kërkuar që të ishte mirë të kemi bashkëbisedim me partnerë ndërkombëtarë. E para ka qenë që qeveria dhe ministria me pas dialog me partnerë ndërkombëtar. Qytetarët duan veting. Ne kemi thënë se IKD nuk përkrah vetting që bëhet nga parti politike. Kjo qeveri ka legjitimet për të bërë politika por vetingu është trashëgimia më e mirë. Kërkojmë të ketë kompromis dhe fatkeqësisht nuk po e shohim në këtë qeveri. Kodi i procedurës penale është në Kuvend dhe nuk miratohet çdo vit. Shteteve ju merr 15 vjet. Kur vjen puna e strategjisë dalin minuset. Ministrja e drejtësisë duhet të bëjë plan strategjik se cilat janë politikat që do të përmirësojnë jetën e qytetarit”, tha Miftaraj.

Carin Lobbezoo, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, ka kërkuar që reforma në sistemin e drejtësisë të sjellë rezultate pozitive.

“Është rast i veçantë nëse shikoni integrimi evropian është duke bërë reformë. Mënyra e vetme për të ecur në BE. Janë shumë të rëndësishme për dialogun lëvizjen e lirë  të qytetarëve. Është mundësi e veçantë për të forcuar sundimin e ligjit që do rrisë potencialin e Kosovës. Kjo do të ndikojë në jetën e qytetarëve të këtij vendi. Kërkon punë dhe vullnet politik.  Kjo reformë duhet të ndodhë në mënyrë llogaridhënëse të cilat do të shpien në rezultate pozitive”, ka thënë ajo.

Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Lulzim Beqiri, tha se që nga viti 2016, Kosova ka pasur marrëveshje me BE-në dhe kanë trajtuar fushën e sundimit të ligjit.

“Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje kemi filluar me sundimin e ligjit dhe ky proces ka vazhduar edhe sepse janë ndërruar disa qeveri. E tërë puna ka qenë në marrëveshjen e stabilizim asociimit që Kosova duhet të arrijë reformë të veten sa i përket integrimit evropian. Pas miratimit të strategjisë kemi filluar me Këshillin Gjyqësor, prokurorial të Kosovës që i zbatojmë të gjitha masat që janë të parapara në atë strategji. Kemi filluar me procesin operacionin e vetingut që ka filluar me hartimin e një koncept dokumenti. Janë trajtuar mbi 20 dokumente ndërkombëtare dhe janë shtjelluar mbi 60 dokumente nga organizatat e shoqatës civile. Ne kemi përgatitur edhe dispozitat e para Kushtetuese që i kemi diskutuar me grupin punues dhe jemi duke punuar në projektligjin për vetting. Kemi punuar edhe në avancimin në luftën kundër korrupsionit ku disa rezultate mund të shihen këto ditë. E kemi të miratuar ligjin për Gjykatën Komerciale”, tha ai.

Donikë Çerimi, profesoreshë në Universitetin e Prsihtinës, tha se strategjia për sundim të ligjit është nisma më e mirë në vitet e fundit.

“Krejt ideja e ndërtimit të strategjisë ka qenë për katër shtylla për gjyqësorin, qasje drejtësi, anti-korrupsion. Aty janë 300 aktivitete dhe nëse institucionet i zbatojnë do të kenë një agjendë të ngarkuar. Strategjia ka filluar të zbatohet mirëpo aktivitetet kanë filluar tani. Reforma në sistemin e gjyqtarëve dhe prokurove janë miratuar prej këshillave. Institucionet e pavarura po shkojnë në një drejtim të njëjtë. Njëra nga burimet kryesore është edukimi ligjor. Nisma për vetingun i ka rrënjët në strategji për sundim të ligjit”, tha ajo.

Të ngjashme