Volejboll, vashat e Kosovës e fitojnë titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U-22, në konkurencën e femrave ka fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë.

Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari në finale kanë mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4).

Ballkaniku u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dyshja Avdullahu/Jashari gjatë tri ditëve të garës kanë treguar lojëra cilësore.

Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami arritën deri në finale, ku u mundën nga finale nga Turqia.

Të ngjashme