Volvo thotë se 25 për qind e plastikës që përdoret në automjetet e saj nga viti 2025, do të vijë nga materialet e ricikluara.
Në njoftimin e planit, prodhuesi i makinave suedeze zbuloi një XC60 T8 plug-in hibrid.
Brenda saj, kjo Volvo e vecantë XC60 përfshinë një tunel të transmisionit e bërë nga fibra të rinovueshme dhe plastikë me burim nga rrjetat e hedhura të peshkimit dhe litarë deti.
Përveç kësaj, qilimi përmban fibra nga shishe plastike PET dhe përzierje pambuku që vjen nga prodhimet e veshjeve.
“Volvo Cars është e angazhuar për të minimizuar gjurmët e saj mjedisore dhe globale”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i Volvo Cars, Håkan Samuelsson.
Zëvendëspresidenti i lartë i Prokurimit Global, Martina Buchhauser, u bëri thirrje prodhuesve të tjerë të ndiqnin udhëheqjen e Volvo.